12.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë, ndërsa shteti i Kosovës po vdes – pa dinjitet

- Advertisement -

Nga Berat Buzhala

Një shtet që pretendon se po forcohet dhe kinse po ndërton fabrika armësh, para tri ditësh ktheu kokën në anën tjetër, ndërsa në QKUK po ndodhte një dramë familjare.

Çile guri gojën! As i pari, as i dyti, as i treti i Republikës. Vetëm disa zagarë të tyre në rrjetet sociale, të paktën, folën. Por talleshin publikisht dhe paturpësisht me vuajtjet e njeriut që kishte ardhur për ta parë për herë të fundit babanë e tij. Ky njeri është ai që ka më së shumti aksione në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Tri orë ia kishin caktuar Hashim Thaçit për ta takuar Haxhin, të cilit i kishin mbetur vetëm tri ditë jetë. Tri herë të tjera, ky Tribunal ia kishte refuzuar kërkesën për të ardhur e për ta vizituar babanë e shtrirë. Ai paneli atje në Holandë nuk ishte aq i bindur se po i vdiste babai subjektit të tyre. Ia dhanë lejen kur tashmë gjithçka kishte marrë fund.

Ky burri dhe kjo gruaja, që na kanë mbajtur nën zap tash e pesë vjet, ndoshta nuk kanë ndonjë ndikim në Holandë, por një fjalë kanë mundur ta thonë. Këta nuk hezitojnë aspak t’i kritikojnë e t’i shajnë prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës për interesat e veta, mirëpo shndërrohen në norvegjezë kur është në pyetje personi më i rëndësishëm i historisë sonë të 100 viteve të fundit.

E gjithë kjo javë ishte e dhimbshme. Ata që duan të bëjnë diçka, nuk munden. Ata që munden të bëjnë diçka, nuk duan.

Varrimi i Haxhi Thaçit nuk duhet të jetë një varrim tipik. Për mua, ai varrim është protestë. Është shprehje e mllefit. Shoqëria e Kosovës është ndarë në dy pjesë: në ata që e përkrahin pushtimin dhe në ata që e kundërshtojnë atë.

Prehu në paqe, Haxhi Thaçi. Ike nga kjo botë, por jo nga historia e një pjese të këtij populli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit