11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Haxhi Krasniqi më 5 gusht bokson në “Fadil Vokrri”

- Advertisement -

Boksieri i famshëm shqiptar Robin (Haxhi) Krasniqi ka konfirmuar se më 5 gusht në stadiumin e futbollit “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të boksojë për herë të parë në Kosovë. Krasniqi e ka njoftuar këtë nëpërmjet një video në Facebook.

Krasniqi ka falënderuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, kreun e FFK-së, Agim Ademi, që “ia kanë mundësuar këtë ngjarje”.

Krasniqi pritet të boksojë për një titull në kategorinë gjysmë të rëndë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kundërshtari i tij pritet të bëhet i ditur ditëve në vijim.

“Duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po arohet. Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, ‘Fadil Vokrri’. Me patjetër dy figurat e rëndësishme që e mundësuan këtë eveniment, e që publikisht më duhet t’i falënderoj, janë kryetari i kryeqytetit, z. Përparim Rama dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi. U jam mirënjohës gjithmonë, që e ndihmuat dhe mundësuat mbajtjen e këtij evenimenti në zemër të Prishtinës. Në mes të stadiumit, me shumë dashuri, unë, biri yt Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi 36-vjeçar në boksin profesionist i ka zhvilluar 59 meçe, prej tyre i ka fituar 52 (20 KO) dhe i ka humbur 7.

Krasniqi së fundi boksoi më 25 shkurt të këtij viti duke e mposhtur me dorëzim në rund të pestë rusin me shtetësi belge Timur Nikarkhoev.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit