21.3 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Haxhi Avdyli vazhdon me postime “rrëqethëse” me sabah: Liria jonë nuk erdhi në paketë me Listën Serbe, u la me gjak e sakrificë

- Advertisement -

Deputeti i Guxo-s, Haxhi Avdyli, ka vendosur ta emocionojë masën me postime rrëqethëse.

Kësaj radhe i është drejtuar opozitës me disa fjalë.

Postimi i plotë:

Oj opozitë e Kosovës, a po e dini sa të dëmshëm jeni ba për ecjen e Republikës sonë të shtrenjtë.

Po pse po bini pre e interpretimeve të analistave e do dështakave politik që financohen me para të pista.

Kush ua ka mbush mendjen që Kuvendi, Qeveria e Kosovës nuk mund të konstituohet pa Listën e Radojqiqit e Vuqiqit.

Pse po ua jepni me dorën tuaj këtë Veto Serbisë pa u dhanë as Ahtisari.

Çka do ndodhte nëse ata ngrin kokën siq dinë veq ata dhe nuk propozojnë kandidat ose bojkotojnë institucionet.

A tia qesim drynin shtetit, hatri i Simiqit e Radojqiqit.

O koleg të mi të nderuar, ju njoh më patriotë e më të menqur se kaq?

Jeni verbuar nga urrejtja, e dëshpërimi për pak pushtet.

Nga qëllimi i luftës ndaj Albinit, po doni ta shkatrroni Kosovën, në themel.

Këtë Kosova sua ka ka borgj.

Të bëheni avokat e bllokues të shtetit hatri i një partie sponzor i terrorizmit dhe sabotuese e shtetit e kushtetutës sonë, kjo nuk ju bë nder .

Mos u ligshtoni kaq shumë.

Nëse me çdo kusht doni pushtet , edhe pushtetit po ua japim, veq mos ia dorëzoni Serbisë, sovranitetin tonë .

Juve e neve qytetari na ka votu me punu për ta e për Kosovën në Kuvend e çdo kund, e për këtë kemi dhënë edhe betim.

Serbia dhe Srpska tani e gjithmonë punojnë ta zhbëjnë lirinë e shtetin tonë.

Po ju çka jeni, lidh me ta kaq shumë.

Lene SRPSKA në bojkotet e tyre e kthehuni në punë në Kuvend se u bëtë horë.

“Liria e Kosovës, e shteti ynë nuk erdhi me paketë nga Srpska, por u la me gjak e sakrificë.”

Të ngjashme

Të fundit