19.9 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Haxhi Avdyli nuk i ndal postimet rrëqethëse: Pse e doni kaq pak vendin tuaj? Kosova ju dha bukë, shtëpi e ju rriti

Tash, ka emocionuar me fjalët lidhur me Listën Serbe, Nenad Rashiqin e qëndrimet e opozitës.

Ai ka aluduar se disa nuk po e duan sa duhet Kosovën.

Postimi:

Tentimi i turpshëm i barazimit të Rashiqit me Simiqin e Srspkës, është një akt puro tradhëtie që i bëhet integritetit, sovranitetit dhe ligjshmërisë në vendin tonë.

Po, dytë janë Serb, me emër e mbiemër.

Por njëri njeh Kosovën shtet , dhe ka punuar qe 20 vite si çdo pjesëtar i pakicës në institucionet tona dhe për shtetin tonë.

E ata tjerët, a i njihni?

Ju eksponent të opozitës, që po barazoni keta dy, ku keni jetuar deri tash pash zotin? .

Po, pse kaq pak e doni vendin tuaj?

Pse ia keni marr inati vendit tuaj?

Çka ju ka bë Kosova keq, perveq që ju dha buk, e shtëpi e ju rriti?

Pse duhet të përkrahni Simiqin, mashën e Vuqiqit, lider i terroristëve të veshur me petkun e politikanit.

A mbani mend barrikadat?

A mbani mend dëbimin e shqiptarëve nga veriu?

A mbani mend kontrabandistët, e bandat terrorizuese?

A mbani mend sa Kosovë e sa Serbi ishte veriu?

Kush i udhehoqi krejt trazirat, e krejt keqijat që ndodhën ketij vendi?

Nëse ju ka rrok amnezia po ju tregoj ishte SRPSKA dhe tutorët e tyre në Beograd

Nesër, kur të paloheni si LDK e të abstenoni si PDK, mendoni edhe për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun.

Mendoni pak edhe për jetimat, fëmijët e heronjve, që mbetën jetima, vetëm nga veprimet e Simiqave e Radojqiqave.

Neser me heshtjen tuaj do ia zgjatni jetën sponzorve të vrasësve, dhe krahut politik të terroristeve në veri….

Ose do kaloni në anën e shtetit tuaj. Ndoshta.

Të ngjashme

Të fundit