Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli, vlerëson se presidentja Vjosa Osmani meriton një mandat të dytë presidencial, ndërsa shton se “besoj se edhe VV-ja është pro.”
“Vjosa Osmani si presidente në 5-vjeçarin e kaluar ka treguar një performance dhe paraqitje brilante në përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit,” tha Avdyli.
“Por edhe në çështjet e brendshme, ajo ka treguar aftësi dhe përgatitje të lartë politike dhe profesionale,” shtoi ai.
“Normalisht që një kandidate si Vjosa Osmani, me lidhjet e saj me partnerët ndërkombëtarë, është kandidatja më e duhur për vazhdimin e detyrës,” tha Avdyli.
Ai beson se edhe Lëvizja Vetëvendosje mbështet Osmanin, por thekson se “roli i opozitës është vendimtar” për konsensusin final.
“Mendoj që Vjosa Osmani është kandidatja e duhur. Na duhen minimumi 15 vota shtesë, të cilat ende nuk i kemi,” tha ai.
“Roli i opozitës është i madh për të vendosur nëse duhet të vazhdohet mandati i Osmanit apo të zgjidhet një emër tjetër,” përfundoi Avdyli.






