24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Havolli: Po rrezikojmë që të krijojmë një mekanizëm të ri për hyrjen e dinarit në Kosovë

- Advertisement -

Ish-zëvendës-guvernatori i Bankës Qendore të Kosovës, Sokol Havolli tha se po rrezikojmë që të krijojmë një mekanizëm të ri për hyrjen e dinarit në Kosovë.

“Kush është mekanizimi Komercilaja Banka,  e cila duke u blerë nga NLB Banka e Sllovenisë fillon gradualsiht ta humb licensën, dhe nuk është më rëndësi fare kur e humb licensën….”, tha Havolli

Ai  ngriti shqetësimin se do të krijohet një mekanizëm i ri.

“dhe ç ka kemi bërë ne ,një problem që ka mundur me u mbyll në mënyrë të heshtur dhe një mekanizëm që e ka mundësuar këtë një mekanizëm ligjor të jemi të qartë është në shuarje e sipër dhe ne po qohemi e po ndezim zjarr në atë mekanizëm dhe mund të rrezikojmë që ta krijojmë mekanizmin e ri.”, tha Havolli.

Ish Zëvendës- guvernaori i Bankës Qendore, Sokol Havolli  në emisionin “Click” në RTV21 tha se rregullii në sistemin finacniar gjithmonë ka ekzistuar.

Sipas tij vendimi për dinarin është i ndikuar politikisht.

“Mendimi im është apsolutisht nuk është vendim i pavarur nga Banka Qendrore, është vendim i imponuar nga Qeveria dhe arsyet nuk janë për të arritur një efekt real në ekonomi, por janë për konsum të brendshëm politik.”, tha Havolli.

Si argument për këtë ai iu referua elaborimit që zëvendëskryeministri , Besnik Bislimi e bëri dje në një konferencë për media ku njoftoi se rregullorja do të hyjë në fuqi sot më 1 shkurt.

“Nuk mund të fshehet pas Bankës Qendrore sepse Banka Qendore tani është plotësisht një institucion nën kthetrat e Qeverisë dhe ka zero pavarësi sepse çdo vendim varet prej diktatit të Qeverisë.”, tha Havolli

Ai shtoi se në të kaluarën Banka Qendore nuk ishte nën ndikminpolitik dhe merrte vendime të pavarura.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit