25 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Havolli i reagon Muratit: Po i hedhni hi syve qytetarëve, pse po e bllokoni unazën e jashtme të kryeqytetit

- Advertisement -

Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit ishte i ashpër ndaj kryetarit të kryeqytetit Përparim Rama që akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit të komunës.

Havolli e pyet Muratin specifikisht për bllokimin e unazës së jashtme, duke komentuar se “të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Perparimin e Prishtinës”.

“Në vend se të merret me akuza të pavërteta dhe të hedhë hi syve të qytetarëve, pas bllokimit të buxhetit, do të ishte më e ndershme që Ministri i Financave në detyrë të përgjigjej:  Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?”.

“29 kilometra unazë të jashtme/autostrade rreth Prishtines i bllokon ministri në detyrë. Afër 300 milionë euro të unazës/autostradës investime në Prishtinë i bllokon ministri në detyrë.  Sepse të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Perparimin e Prishtinës”, ka thënë Havolli.

Të ngjashme

Të fundit