Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati pasi ky i fundit ishte i ashpër ndaj kryetarit të kryeqytetit Përparim Rama që akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit të komunës.
Havolli e pyet Muratin specifikisht për bllokimin e unazës së jashtme, duke komentuar se “të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Perparimin e Prishtinës”.
“Në vend se të merret me akuza të pavërteta dhe të hedhë hi syve të qytetarëve, pas bllokimit të buxhetit, do të ishte më e ndershme që Ministri i Financave në detyrë të përgjigjej: Pse po e mban të bllokuar projektin e unazës së jashtme të Prishtinës?”.
“29 kilometra unazë të jashtme/autostrade rreth Prishtines i bllokon ministri në detyrë. Afër 300 milionë euro të unazës/autostradës investime në Prishtinë i bllokon ministri në detyrë. Sepse të gjithë ministrat e kanë vetëm një detyrë: ta bllokojnë Perparimin e Prishtinës”, ka thënë Havolli.