Prezantimi i Kai Havertz tek Arsenali tani duket që është çështje orësh, pasi është publikuar një fotografi e gjermanit me fanellën e kuqe.
Sulmuesi i tërhequr do t’i bashkohet gjigantit londinez nga Chelsea për një shumë rreth 65 milionë euro, në një kontratë 5 vjeçare.
Fansat e Arsenalit po e qarkullojnë fotografinë e parë të Havertz në këtë triko dhe zyrtazimi nga klubi mund të bëhet sonte.