26.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

“Hat-tricku” i Serebes ia siguron fitoren Ballkanit

- Advertisement -

Valentin Serebe ka qenë vendimtar në fitoren e Ballkanit të dielën pasdite në Suharekë.

Serebe i shënoi të tre golat e fitores së suharekasve ndaj Drenicës me rezultat 3:0. Ai golin e parë e shënoi në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Shënoi golin pas përplasjes së portierit të Drenicës, Kenan Haxhihamzës me një bashkëlojtar të tij. Gabimin e shfrytëzoi Serebe i cili realizoi golin për 1:0.

Golin e dytë Serebe e shënoi në minutë ne 48-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 93-të.
Për Ballkanin ishte fitorja e dytë rresht pas fitores ndaj Ferizajt në xhiron e tretë.

Ndeshja Ballkani – Drenica i takoi xhiros së katërt të Superligës në futboll.
Me fitoren e dytë rresht, Ballkani është ngritur në vendin e dytë me tetë pikë nga katër ndeshje.

Drenica bie në pozitën e gjashtë me katër pikë sa ke edhe Gjilani në vendin e shtatë dhe Malisheva në pozitën e tetë.

Të ngjashme

Të fundit