Mentor Hyseni, është drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, i cili ka pranuar sot postin e tij, pasi është zgjedhur për të drejtuar këtë institucion nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.

Kështu ka njoftuar MFPT dje, përmes një postimi në Facebook.

“Pas përmbylljes së procedurës së rekrutimit dhe në përputhje me kërkesat dhe kriteret ligjore, është përzgjedhur dhe emëruar Drejtori i ri i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni”.

Ministria ka thënë dje se procesi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe profesionale, duke u siguruar që kandidati i përzgjedhur të plotësojë të gjitha kushtet e nevojshme për këtë pozitë me rëndësi të lartë.

Por, kush është Mentor Hyseni?

Mentor Hyseni, në vitin 2019 kishte aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, aderim për të cilin e kishte shkruar edhe kryetari i VV-së, kryeministri në detyrë Albin Kurti.

“Ardhja e Mentorit në Lëvizje është vlerë e shtuar për të përmirësuar Politikat Publike, Ekonominë dhe Financat Publike në vendin tonë”, kishte shkruar Kurti.

Hyseni ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e vitit 2019, por nuk kishte marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Dy vite pas aderimit të tij në VV, Hyseni ishte emëruar anëtar i përkohshëm i bordit në “Ujësjellësi Prishtina”.

Më 21 korrik të vitit 2021 ishte ngritur aktakuzë ndaj Mentor Hyseni për deklarim të rrejshëm të pasurisë. Një gjë e tillë ishte konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Prokurori i Shtetit pas shqyrtimit të lëndës dhe analizimit të provave ka ngritur Aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Mentor (Heset) Hyseni, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhej në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Por, çfarë deklaronte Hyseni në vitin 2020?

Në vitin 2020, Mentor Hyseni, drejtori i ri i ATK i zgjedhur nga Qeveria në detyrë që po udhëhiqet nga VV, përmes një postimi në Facebook, pati deklaruar se Qeveria Kurti 1, në vitin 2020, ishte rrëzuar “nga ata të cilët nuk kishin legjitimitet, nga ata të cilët tentojnë që fytyrën dhe të kaluarën e tyre të ndyrë ta fshehin pas flamurit amerikan, nga ata të cilët me veprimet e tyre korruptive e sjellën vendin në këtë gjendje mjerimi”.

Ai Qeverinë e atëhershme të Kurtit e pati quajtur Qeveri të Popullit, e të cilën sipas tij e rrëzuan ata që nuk kishin marrë asnjë votë nga populli.

“Pra mocioni i mosbesimit ishte jo legjitim. Ishte i tillë për faktin se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani me afro 400,000 vota të popullit u rrëzuan nga Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri me Hashim Thaçin në krye, të cilët nuk kishin asnjë votë nga sovrani, prandaj rrëzimi nuk kishte legjitimitet. Si rrjedhojë populli nuk duhet të harroj se ata që rrëzua qeverinë kanë rrëzuar votën e popullit. U rrëzua nga ata të cilët fytyrën dhe të kaluarën e tyre mundohen ta fshehin pas flamurit amerikan”, kishte shkruar Hyseni.

Ai pati thënë se populli duhet të mbaj mend se korrupsioni dhe tradhtia nuk kanë qenë vlera amerikane, shkruan lajmi.net.

“Pra populli nuk duhet të harroj se LDK-ja duke vjedhur votat e popullit me 6 Tetor, duke e nxjerrë në skenë Vjosa Osmanin, e mandej duke e fyer për mosbindje ndaj partisë ka vjedhur besimin qytetar dhe krejt në fund duke tentua që të fshihen pas një kauze të rrejshme gjoja se qeveria na qenka anti-amerikane. Pra pasi të dalim nga kjo gjendje pandemie, shpresoj shëndosh e mirë, populli duhet të mbaj mend se kush e rrëzoj këtë qeveri dhe si e rrëzoi? Pra kjo mund të jetë gjithçka tjetër por nuk është as e njerëzishme, as racionale, as legjitime e as për të mirën e popullin në këtë gjendje pandemie”, ka shtuar ai.

Ai pati komentuar edhe siç i quan ai “lëvizje dinake” të LDK-së, NISMA-s, AAK-së e PSD-së, për të krijuar atë kohë një “Qeveri teknike”

“Tani a ka mundësi që LDK me gjuhën e akademikëve apo formulat e tyre të na shpjegojnë se çfarë kuptojnë ata me unitet? A thua mos e kanë të njëjtin shpjegim siç e bënë Hashimin President, figurën më përçarëse në vend edhe pse Kushtetuta jonë, në të cilën akademikët thirren shpesh, thotë se presidenti duhet të jetë person unifikues? Mos vallë për këso uniteti po na flasin tani? Së fundmi dëgjohen shumë interpretime kushtetuese se gjoja ka mundësi të formohet një qeveri pa Albinin e Vjosen (të cilët janë të vetmit persona të legjitimuar nga populli). Të jeni të vetëdijshëm se Kushtetuta është akti më i lart juridik i një vendi por fryma e sajë gjithmonë duhet të jep rrugë zyrtarizmit të vullnetit të popullit e jo të keç-interpretohet për të përdhunuar vullnetin qytetar. PRA, POPULL I DASHUR, MOS I HARRONI KËTO GJËRA NËSE NUK DONI QË TË PËRSËRITEN PRAP”, thuhej në postimin e tij në vitin 2020.

Sot, në ATK është mbajtur ceremonia zyrtare e pranim–dorëzimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm. Pas përfundimit të mandatit të tij, Ilir Murtezaj ia dorëzoi drejtimin e institucionit Mentor Hysenit, i cili u përzgjodh pas një procedure rekrutimi të rregullt dhe në përputhje me kriteret ligjore.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili falënderoi Murtezajn për punën dhe rezultatet gjatë mandatit, duke vlerësuar kontributin e tij në rritjen e të hyrave buxhetore dhe përmirësimin e shërbimeve tatimore. Murati po ashtu uroi Hysenin për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje për të avancuar reformat dhe për të forcuar transparencën në sistemin tatimor.

Murtezaj falënderoi stafin e ATK-së për bashkëpunimin dhe përkushtimin gjatë viteve të tij në detyrë, ndërsa i uroi suksese pasardhësit të tij në realizimin