Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka dërguar një mesazh aktivistëve dhe zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, gjatë një paraqitje të tij para të pranishmëve në një ndejë të organizuar sonte në këtë komunë, me anëtarë të shumta të PDK-së.
”Teksa ishim duke ardhë me Endritin këtu bashkë, pata rast të komunikoj, të flas me presidentin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell një mesazh”.
”Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, bile nuk e ndi hiç”, citon Nura ish-presidentin Thaçi, t’i ketë thënë gjatë bisedës për të cilën thotë se pati rast ta bënte përmes telefonit, gjatë shkuarjes në organizimin e mbajtur këtë të diele në Drenicë.
Ndërsa Sami Lushtaku ka publikuar një video në Facebook, ku shihet teksa ia jep fjalën kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili iu thotë drenicakëve se “Drenica është zemra e Kosovës”.
”Drenica është zemra e Kosovës, po PDK është në zemrën e Drenicës, në zemrën e Skënderajit e në zemrën e secilit prej jush”.