Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen e 57.
Edhe këtë ditëlindjen ish-kryeministri i Kosovës do të festojë në Hagë, ku po mbahen në paraburgim prej disa vitesh nga Gjykata Speciale.
Për njeriun nën mandantin e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës kanë filluar urimet e para nga Kosova.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ish-kreun e PDK-së i ka uruar kthim sa më të shpejt në Kosovë.
“Urime ditëlindjen President Hashim Thaçi! Uroj të kthehesh së shpejti aty ku të takon – në mesin e popullit tënd. Shëndet, forcë dhe drejtësi!”, ka shkruar Deliu-Kodra në profilin e saj në “Facebook”.