2.7 C
New York
Wednesday, February 18, 2026

Buy now

Hashim Thaçi: Është veç një e vërtetë, unë jam plotësisht i pafajshëm!

- Advertisement -

Hashim Thaçi, njeriu që 18 vjet më parë lexoi fjalimin për aktin historik të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot do të qëndrojë përballë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), për të mbrojtur me një fjalim të fuqishëm luftën e drejtë dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në këtë moment me peshë historike, ish-presidenti kosovar po i drejtohet trupit gjykues, opinionit ndërkombëtar dhe popullit të Kosovës, me një mesazh të qartë për kauzën çlirimtare, rrugëtimin e dhimbshëm drejt shtetësisë dhe për të vërtetën e luftës që ndryshoi përgjithmonë fatin e vendit, raporton Klankosova.tv

“Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Kjo seancë në Hagë po konsiderohet si një tjetër kapitull i rëndësishëm në përballjen mes narrativave të Prokurorisë së Specializuar dhe në mbrojtjen e luftës për liri dhe pavarësi.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë, që katërshja e UÇK-së deklarohet në këtë proces gjyqësor. Fjalët e tyre janë dëgjuar qysh për herë të parë më 9, 10 dhe 11 nëntor 2020, kur janë deklaruar të pafajshëm. Më pas më, janë paraqitur në maj 2022, po ashtu për deklarim të fajësisë, pasi ZPS kishte shtuar disa akuza. Ata i janë drejtuar gjykatës edhe në fjalët hyrëse, por jo të gjithë – vetëm Thaçi, Krasniqi e Selimi, më 3,4 dhe 5 prill 2023.

Megjithatë, ka pasur edhe raste të tjera, kur ata kanë kërkuar fjalën për shkak të parregullsive – është data 27 maj 2024, kur kishte folur Veseli dhe në një datë tjetër, më 27 mars 2025, Thaçi e kishte kërkuar fjalën, raporton Klan Kosova.

Ish-drejtuesit e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe ndaj tyre, Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënim me nga 45 vjet secili – 180 në total.

Ekipet mbrojtëse fuqishëm kanë kundërshtuar pretendimet e ZPS-së në fjalët përfundimtarem por edhe sot në kundërpërgjigjet që kanë dhënë, duke u shprehur të qartë se Thaçi dhe të tjerët duhet të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit