Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq, në fjalën hyrsë ka thënë se Hashim Thaçi është i pafajshëm.
Ndër të tjera, ai ka thënë se tash e pesë vite ka filluar ky proces dhe se ky gjykim nuk është verifikim i jetës së Thaçit, por verifikimi i pretendimeve të ZPS-së.
Sot po dëgjohen deklaratat përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Seanca ka filluar në orën 09:00. Kjo është dita e tretë me radhë e fazës përfundimtare të njërit prej proceseve më të mëdha gjyqësore që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës.






