![Hasanpapaj për takimin e 27 shkurtit: Marrëveshja tashmë është pranuar Hasanpapaj për takimin e 27 shkurtit: Marrëveshja tashmë është pranuar](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/01/hasanpapaj.jpg)
Juristi Bardhyl Hasanpapaj, ishte i ftuar sonte në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, për të folur në lidhje me takimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të mbahet të hënën e 27 shkurtit në Bruksel.
Hasanpapaj u shpreh se nuk ka dilema që marrëveshja do të nënshkruhet të hënën.
“Unë nuk besoj që ka dilemë dikush që të hënën nuk arrihet marrëveshja, kjo është mëse e qartë, është bërë në javët e fundit edhe nga Serbia edhe nga Kosova, në mënyra të ndryshme, në forume të ndryshme, nga të dy liderët, edhe nga Kurti, është e qartë që është pranuar marrëveshja. Të hënën këta po shkojnë në Bruksel për ta nënshkruar marrëveshjen”, tha ai.
Tutje, Hasanpapaj tha se marrëveshja tashmë është pranuar.
“Ajo që dihet dhe që mund të lexohet nga sjellja e palës është që marrëveshja tashmë është pranuar, me një trysni dhe presion të të dy palëve nga faktori ndërkombëtar”, u shpreh ai.