Hasanpapaj: Nga sot, dy kundërshtarët më të mëdhenj politikë janë Osmani e Kurti

- Advertisement -

Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka deklaruar në Debat Plus se nga tani e tutje ai i sheh si dy kundërshtarët më të mëdhenj politikë presidenten aktuale Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Hasanpapaj tha se, sipas tij, kjo ndarje është zyrtare “nga sonte”, ndonëse, siç u shpreh, faktikisht ka nisur më herët.

Ai theksoi se Osmanin e kanë kritikuar disa herë për afërsinë me pushtetin, por shtoi se ajo ka ditur ta luajë rolin institucional duke i trajtuar njësoj pozitën dhe opozitën.

Sipas tij, nëse Osmani vendos të hyjë në garë politike, qoftë me një iniciativë të re apo duke iu bashkuar një partie ekzistuese, ajo do të shndërrohet në akteren kryesore opozitare ndaj pushtetit aktual.

“Matematikat politike mund të ndryshojnë, pra nëse Vjosa Osmani përvjelë mangët për t’u futur në garën politike, qoftë në çdo lloj mënyre me iniciativë të re apo me iu bashkëngjitë ndonjë partie politike. Unë besoj që Vjosa Osmani do të kthehet në akterin kryesor opozitar ndaj pushtetit kryesor në çdo rrethanë, nga sot e tutje do të jetë opozitarja me e rëndësishme”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit