13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Hasani thotë se Kosova dhe Shqipëria duhet ta forcojnë interesin strategjik të ShBA-së në Ballkan

- Advertisement -

Ai në emisionin “Ditari” thotë se faktori ndërkombtar sot është më i ashpër ndaj Kosovës, por edhe ndaj Serbisë.

Hasani vlerëson se Serbia është treg i rëndësishëm për SHBA-në, por Kosova dhe Shqipëria janë interes strategjik dhe këtë sipas tij,duhet shfrytëzuar

“Serbia është treg ekonomik më i afërt me amerikanët për të cilët ka nevojë. Për neve, cili është tregu?, është ma i vogël. Por interesi strategjik është në raport me Shqipërinë dhe me ne, prandaj bashkërisht ta forcojmë këtë pikë si interes strategjik i shqiptarëve në Ballkan. Dhe besoj se mund të ja dilet nëse ka një politikë të përgjegjshme në bashkëpunim me Amerikën”

Hasani ka thënë se për këtë i takon Presidentes të luaj rolin unifikues.

Pavarësisht përpjekjeve të Osmanit për të zhvilluar takime me partitë opozitare dhe refuzimin që i kanë bërë PDK e LDK, Hasani ka thënë se presidentja duhet të lirohet nga vartësia e qeverisë dhe për këtë sipas tij opozita po refuzon.

Por ai ka thënë se edhe partitë opozitare nuk janë unike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit