28 C
New York
Sunday, August 3, 2025

Buy now

Hasani tallet me Kryeziun: I përgjigjem vetëm nëse tekstin e shkruar e riprodhon me gojë në televizion

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani më 29 korrik 2025 i është botuar një opinion  me titull: “Gjendja jokushtetuese”, ku ka shkruar edhe për krizën aktuale institucionale.

Ndonëse ai nuk e përmend emrin e ish-nënkryetarit të Gjykatës Kushtetuese Kadri Kryeziu, ky i fundit përmes një teksti në Facebook, të dielën ka shprehur akuza të rënda ndaj Enver Hasanit.

Kadriu e ka akuzuar Hasanin për “deformim të Kushtetutës”, sidomos në dy aktgjykimet e vitit 2011 për rastin e Behgjet Pacollit dhe atë të 2014 në rastin e Isa Mustafës i zgjedhur kryeparlamentar nga koalicioni opozitar VLAN.

Po ashtu, ai ka shprehur akuza edhe për ‘shpikjen e rregullave” si kuorumi prej 80 deputetësh për zgjedhjen e presidentit.

Ka shkuar edhe më larg duke thënë se “Hasani ka pasur ambicie për t’u bërë president i Kosovës përmes grusht shtetit institucional”.

Gazeta Express ka kontaktuar Enver Hasani për të komentuar këto akuza të Kryeziut, por ai është tallur me të.

“Do t’i përgjigjem zotit Kryeziu vetëm me një kusht: nëse është në gjendje ta riprodhojë me gojë, live në ndonjë emision televiziv, krejt këtë shkrim që ka postuar sot! Enveri”, ka thënë Hasani.

Të ngjashme

Të fundit