9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hasani: Shteti bektashi nuk mund të përdoret nga serbët e Kosovës

- Advertisement -

Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, ka thënë se ideja e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për krijimin e një shteti bektashi në Shqipëri, në asnjë mënyrë nuk mund të përdoret nga serbët e Kosovës.

“Asnjëherë (nuk mund të krijohet një shtet i tillë nga serbët e Kosovës). Asnjë lidhje nuk ka me këtë. Ideja e atij shteti nuk duhet kuptuar si Vatikani. Vatikani është krijuar, Musolini e ka krijuar, sepse në 600 vitet e fundit, ato që janë quajtur Shtetet Papale, çdo herë i kanë bërë problem dhe e kanë penguar unifikimin e Italisë”, ka thënë Hasani mes tjerash në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Sipas tij, serbët në Kosovë kanë të drejta të shumta, si fetare, kulturore e të tjera. Hasani tha se ato të drejta janë pranuar nga Qeveria e Kosovës në Bruksel dhe në Ohër vitin e kaluar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit