6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Hasani: Rezoluta 1244 dhe Arbitrazhi, ndër pikat e kuqe në draft-statutin për Asociacionin

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se draft-statuti i hartuar prej Perëndimit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, krijon autonomi politiko-territoriale me kompetenca të theksuara shtetërore.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se nuk do të thotë që dokumenti bëhet kushtetues vetëm pse mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Ai e përmend se draftet për Asociacionin do të duhej të ishin në përputhje me aktgjykimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese, mirëpo drafti aktual nuk e ka marrë atë fare për bazë, duke e përjashtuar nga preambula.

Hasani e ka përmendur si mundësi edhe ndryshimin e aktgjykimit të vitit 2015, ndonëse ka sqaruar se diçka e tillë mund të bëhet vetëm duke u bazuar në kriteret jashtë Kushtetutës: politike, sociologjike, morale.

“Kjo përmbajtje e këtij statuti është derivat i drejtpërdrejtë i Marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht aneksit të Ohrit. Do të thotë, është i dedikuar për zbatimin e një autonomie politiko-territoriale, e cila ka autorizime të theksuara kushtetuese, përmbajtje shtetërore. Pjesa e kompetencave, që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, kulturor, përfaqësimin politik, të gjitha ato janë përgjegjësi të Republikës së Kosovës dhe përgjegjësi me Kushtetutë, sikurse në të gjitha vendet tjera të rajonit, dhe tani ato kompetenca i uzurpon Asociacioni. Mbi këtë bazë, kjo është tërësisht Kushtetutë e re, bëhet fjalë për shkrimin e një Kushtetute të dytë të Kosovës, që vlen vetëm për serbët”, ka thënë Hasani në këtë intervistë e cila e plotë gjendet në këtë link.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit