26.4 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

Hasani: Presidentja sulmon gazetarët për përfitim politik, po viktimizohet për një mandat të dytë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të mërkurën ka reaguar ashpër përmes një komunikate kundër “përndjekjes së vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme” që, sipas saj, media të caktuara po ia bëjnë vajzave të saj të mitura.

E, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, i ka vlerësuar si të paqëlluara dhe të padrejta deklaratat e Osmanit, ndaj gazetarëve.

Sipas Hasanit, presidentja e vendit po përpiqet të sigurojë edhe një mandat tjetër presidencial duke u paraqitur si viktimë.

“Deklaratat që ka dhënë presidentja dhe arrestimi i kameramanit për mua është jo i qëlluar dhe jo i drejtë. Kemi pasur fëmijë të presidentëve edhe më herët nëpër shkolla dhe nuk kanë qenë as të rrezikuar dhe as të kërcënuar. E tash cila është arsyeja e rrezikshmërisë? A është rrezikshmëria për shkak të prezentimit të vetes si viktimë e sulmuar kur e ka parë veten në fund të mandatit? Pra, presidentja ka parë që po i skadon mandati edhe tash ta bëj ose ta gjej edhe një mundësi për zgjedhjen edhe një mandat tjetër”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit