Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Nait Hasani tha se njerëzit e shohin Bedri Hamzën si njeri të fjalës.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se Hamza është njeri që kur thotë “po”, e realizon veprimin.
“Njerëzit kanë besuar edhe më herët, por edhe tash që Bedri Hamza është kandidat i mundshëm, është më i mirë, për shkak të atyre vendimeve që i ka marrë dikur, me pagat, rritjen e pagave”.
“Tani ata e shohin që është njeri i fjalës, që është njeri që kur thotë “po”, e realizon veprimin, është njëri që nuk lëshon fjalë e nuk i bën veprimet”, tha ai.
Tutje, Hasani u shpreh se ka një motiv që e rrit frymën e besimit për fitore.
“Kështu që në këtë drejtim, është ky motivi që e rrit frymën për një të ardhme dhe për një besim për ta arritur qëllimin për t’i fituar zgjedhjet”, tha ai.
*Klikoni






