Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do të shkojë me në seancë, pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit.
Të mërkurën në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Hasani ka thënë se deputetët duhet të marrin përgjegjësin për të bërë zgjidhje. Ai ka thënë ne jemi në gjendje të bëjmë kompromis me Serbinë në Bruksel, por nuk jemi në gjendje të bëjmë brenda vetës.
“Ne nuk jemi armiq, ne jemi kundërshtar politik, kundërshtarët politik kur është interesi i vendit gjejnë zgjidhjen, gjejnë mundësit, japin hapësira për mundësi. Këtë duhet ta bëjë partia e parë, ajo ka dalë e para në zgjedhje por nuk i ka fitu zgjedhjet që me vendos vet dhe këtë duhet ta kuptojë”, ka thënë Hasani.
Tutje, Hasani ka thënë se ata nuk po e pengojnë LVV-në, por po i tregojnë që nuk i ka fituar zgjedhjet por ka dal parti e parë, prandaj duhet të ulet në tavolinë