Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, duke folur në “RTV Dukagjini” iu referua indirekt deklaratave të Blerim Sallahut, Zv/Ministër në detyrë i Drejtësisë, i cili sërish përmendi paratë që ndahen për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë, ish-krerëve të UÇK-së.
“Kosova pret që Kosova të shpallet shtet kriminal. Ne duhet të mbrojmë tonen, dhe nuk është me rëndësi kush është kryeministër. Por, duhet të kemi diplomaci të fuqishme që të shkojë në të gjitha kancelaritë e botës e t’u thuhet: kjo është luftë për liri, bashkë me aleatët,
Por, edhe një Ministër të Drjetësisë dhe një buxhet në mbrojtje të këtyre vlerave. Jo m’e dalë me thanë aty “ua kemi dhënë kaq pare”. Liria nuk blehet me pare. As një çmim nuk mund ta paguaj 118 të vrarit atje (Masakra e Dubravës). S’ka çmim. Liria e ka gjakun brenda. E ne sot duhet të paguajmë për ta mbrojtur. Dhe këtë duhet ta bëjnë institucionet e shtetit”, tha ai.