Nait Hasani, veprimtar i çështjes kombëtare, ka thënë në “Pressing” të T7, se duke mbrojtur flamurin e shtetit të Kosovës, e mbron vet shtetin.
Por, ai thotë se nuk e ka ndjesinë sikur të flamurit kombëtar kuq e zi.
Hasani thotë se shqiptarët e Kosovës për flamurin kuq e zi edhe ishin tortuar e vrarë.
“Çështja e flamurit, nuk e ka atë emocionin e flamurit kombëtar, e ka emocionin e luftës për shtet. Ma jep ndjenjën e shtetit, ma jep ndjenjën e krenarisë, ndjenjën e mbështetjes dhe shtetit, sepse duke mbrojtur flamurin e mbroj shtetin e Kosovës. I mbroj gjitha idealet e njerëzve që kanë dhënë për këtë vend. Jemi mësuar me shqiponjën kuq e zi, na kanë vra për ato ngjyra”, ka thënë ai. /