5.5 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Hasani me falënderim të veçantë për të gjithë ata që e votuan

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka falënderuar qytetarët e Kosovës, anëtarët dhe strukturat e PDK-së për mbështetjen e dhënë në zgjedhje, duke theksuar se ka marrë gjithsej 31,586 vota.
Përmes një mesazhi publik, Hasani u shpreh mirënjohës për besimin e qytetarëve, duke theksuar se ky rezultat për të nuk është vetëm një shifër, por një përgjegjësi e madhe për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.

“Çdo votë është besim, shpresë dhe obligim për të punuar më shumë në shërbim të qytetarëve dhe interesit të shtetit”, ka deklaruar Hasani.
Ai ka falënderuar veçanërisht strukturat, aktivistët dhe vullnetarët e PDK-së për angazhimin gjatë fushatës zgjedhore, duke theksuar se partia mbetet shtëpia e njerëzve të përkushtuar për Kosovën.
Hasani ka bërë të ditur se do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvend dhe se do të punojë pa kompromis për zhvillimin ekonomik, drejtësinë, punësimin dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Në fund të mesazhit të tij, ai ka ritheksuar zotimin se besimin e marrë do ta kthejë në punë dhe shërbim të ndershëm për qytetarët e Kosovës.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,
të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe strukturë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Me përulësi dhe krenari të thellë, ju falënderoj nga zemra për 31,586 votat që m’i besuat. Këto nuk janë vetëm numra, janë besim, janë shpresë dhe janë përgjegjësi e madhe për mua.

Çdo votë e juaja është një zë që më thotë: mos u ndal, mos u dorëzo, puno më shumë, qëndro i drejtë dhe përfaqëso dinjitetshëm interesin e qytetarëve.
Ju jam mirënjohës secilit prej jush, pa dallim, që besuat në vizionin, angazhimin dhe përkushtimin tim.

Falënderim i veçantë për strukturat e PDK-së, për aktivistët, vullnetarët dhe secilin që punoi me zemër në këtë fushatë. Ju e dëshmuat edhe njëherë se PDK është shtëpia e njerëzve të përkushtuar për Kosovën.

Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është fillimi i një obligimi edhe më të madh. Unë do të jem zëri juaj në Kuvend, do të jem përfaqësues i dinjitetshëm i qytetarëve dhe do të punoj pa kompromis për zhvillimin, drejtësinë, punësimin dhe forcimin e shtetit tonë.

Ju premtoj se këto 31,586 vota do t’i kthej në punë, në angazhim dhe në shërbim të ndershëm për Kosovën.

Faleminderit për besimin.
Faleminderit për mbështetjen.
Faleminderit që besuat në mua dhe në Partinë Demokratike të Kosovës.
Me shumë respekt për ju,
Nait Hasani

Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj! 🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit