8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Hasani: Marrëveshjet e Kurtit me Serbinë janë më të këqijat që nga viti 1945 e këndej

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani ka folur në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit në lidhje me atë se a është shuar kjo marrëveshje apo jo.

“Unë besoj edhe një mandat qeveria tjetër por edhe goxha mandate qeveritë kanë me i kalu duke u marrë me çështjen e dialogut dhe raporteve tona me Serbinë sepse pak ka gjasa që ato mund të mbyllen siç është besu, ose siç besohet do të thotë edhe sot”, ka thënë Hasani te DPT Te Fidani.

“Veçanërisht këtu e kam parasysh fakti që Marrveshjet e Ohrit dhe të Brukselit jam i bindur, që ne këtu do jemi, që ato vetëm mund të kenë kamatë edhe ma të randë, ato mund të shkojnë edhe ma ka qenë se që janë kur t’vjen puna për implementim në qoftë se zvarriten”.

Sipas Hasanit marrëveshjet e kryeministrit Kurti me Serbinë janë më të këqijat që nga viti 1945.

“Këto marrëveshje janë shumë më të këqija se çdo marrëveshje që ka lidh Kosova në historinë e saj. Jo vetëm ato të 2013, por prej 1945 e këndej dhe kjo është e saktë, tjerat janë përralla që bëhen për galeri, pra për vota”, thotë tutje profesor Enver Hasani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit