Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se u ka premtuar votuesve të tij, që nuk do ta votonte kurrë një koalicion mes PDK dhe LVV, edhe në qoftë se Bedri Hamza do ta merrte postin e kryeministrit ky koalicon nuk do të votohej nga ai.
Hasani gjithashtu si asnjëherë më parë, ka treguar se si kishte shkuar të bisedoj me Albin Kurtin që ta realizoj një vizitë në Hagë tek ish-presidenti Hashim Thaçi, ku i cili për hirë të shtetit dhe institucioneve ishte shprehur i gatshëm që ta priste në vizitë Kurtin.
Sipas tij Kurti si fillim kishte pranuar që ta vizitoj Thaçin në Hagë, ku ishte intersuar edhe për procedurat që duhet për të shkuar atje. Hasani ka treguar se kishte shpresuar që Kurti do ta realizonte këtë vizitë por i njëjti nuk e kishte bërë edhe përkundër faktit se në fillim kishte pranuar.
Pas kësaj, Hasani ka thënë se nuk e ka takuar dhe as nuk ka kontaktuar më me të, ku nga ky rast Hasani ndjehet i zhgënjyer dhe thotë se Kurti nuk e meriton votën e tij për kryeministër dhe qeveri.
Gjithashtu, ai ka thënë se edhe nëse PDK shkon në koalicon me LVV votën time do ta ketë kundër.
“Edhe në zgjedhje, edhe pa zgjedhje vota ime nuk shkon për LVV. Edhe nëse PDK shkon në koalicon me LVV, votën time do ta ketë kundër. Unë jam pjesë e partisë dhe nuk dal prej partisë por unë jam kundër këtij koalicioni, vota ime është publike dhe drejtëpërdrejtë e hapur ka me qenë”, ka thënë Hasani.