-4.9 C
New York
Thursday, January 9, 2025

Buy now

Hasani: Kurti po vepron me Kishën Ortodokse Serbe njëjtë si me Manastirin e Deçanit

- Advertisement -
Kur kryeministri Albin Kurti thotë se Marrëveshja Bazë me Serbinë nuk është vetëm neni 7, çdokush mund t’i jap të drejtë sepse ajo marrëveshje i ka 11 nene. Por, pse pikërisht këtë nen që ‘horrorizon’ debatin publik që prej ditës kur është arritur marrëveshja e deri sot, kërkohet dhe këmbëngulet që të zbatohet? Cilat janë lëvizjet që çojnë drejt zbatimit të këtij neni dhe sa arrijmë t’i vërejmë ato – nëse kemi parasysh -le të themi- laicitetin tonë ndaj dispozitave që kanë ligjet e ndryshme, e në këtë rast, Ligji për Liritë Fetare që dje BE-ja ia kërkoi Kosovës edhe një herë…

Kosova mori dje një kërkesë nga BE-ja nëpërmjet zëdhënëses Anitta Hipper, që ta miratojë Projektligjin për Liritë Fetare.

“Ne bëjmë thirrje që të miratohet Ligji për liritë fetare. Ky ligj është në interes të të gjitha komuniteteve dhe ftojmë deputetët e Kuvendit të mbështesin miratimin e këtij ligji”, ka thënë zëdhënësja Hipper.

Nacionale ka diskutuar sot kërkesen e djeshme të BE-së, me profesorin Enver Hasani.

Në pyetjen tonë se ‘cila është esenca e insistimit të BE-së për miratimin sa më të shpejtë të ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Liritë Fetarë në Kosovë’, përgjigja e profesor Hasanit qartëson ‘spilloverin’ e kryeministrit Kurti me këtë ligj, siç kishte vepruar me Ligjin për Kadastrin.

“Albin Kurti po vepron njëjtë me Kishën Ortodokse Serbe siç ka vepruar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Në këtë rast, Albini pati ndryshuar Ligjin për Kadastrin, duke i dhënë të drejtë Qeverisë së Kosovës që të bëj direkt regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Deri atëherë, me ligj ka qenë në kompetencë të komunave regjistrimi i patundshmërive të KOS (Kishës Ortodokse Serbe).

Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Liritë Fetare, Kisha Ortodokse Serbe së bashku me fetë tradicionale definohen si religjione që operojnë brenda Kosovës. Pastaj, ky ligj përcakton edhe religjione e besime të reja si dhe procedurën e regjistrimit të tyre si dhe të atyre që në të ardhmen mund të krijohen, nëse kanë 100 vetë të moshës madhore brenda vetes”, thotë profesor Hasani.

Sipas profesorit Hasani, qëllimi i ndryshimit dhe plotësimit të këtij ligji, është zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

“Ky ligj po ndryshohet dhe plotësohet për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit” – thotë ai dhe vijon:

“Kjo do të thotë se do të formalizohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe. Një gjë e tillë shihet qartë aty ku, në një vend, ligji thotë se bashkësitë fetare nuk kanë nevojë (dhe nuk mund) të regjistrohen kundër vullnetit të tyre. Kjo domethënë se Kisha Ortodokse Serbe fare nuk regjistrohet dhe operon edhe më mirë se që operon në Serbi, pa aanjë kufizim ligjor

Kjo është thelbi i formalizimit të statusit të Kishës Ortodokse Serbe që ka pranuar Kurti në Ohër dhe që nuk është asgjë tjetër pos ekstraterritorialitet”, thotë Hasani.

Kisha Ortodokse Serbe me këtë ligj nuk detyrohet ta njoh shtetin e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Ky status që Kishës Ortodokse Serbe i ka garantuar Kurti çshtë shumë më denigrues se ai i Abazoviqit dhe Malit të Zi, ku megjithatë ekziston një marrëveshje ekzekutive së cilës Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi detyrohet t’i përmbahet.

Kjo është e vërteta: pra, Kisha Ortodokse Serbe operon sikur Mali Atos (eksterritorial – sqarimi jonë) në Greqi, jashtë çdo detyrimi për shtetin e Kosovës.

Këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Bashkësitë Fetare nuk kanë asnjë lidhje me kohën e Hashimit, por me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit (2023), e cila kërkon formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe. Prandaj kanë futur dispozitën që nuk i detyron bashkësitë fetare të regjistrohen në Kosovë.

Në pyetjen e Nacionales, se çka saktësisht nënkuptohet me formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe që përcaktohet me nenin 7 të Marrëveshjes së Brukselit, Hasani thotë:

“Më 2023, Kurti ka pranuar formalizimin e statusit të Kishës Ortodokse Serbe. Me formalizim nënkuptohet lënia e gjërave ashtu siç janë duke ua njohur atyre vlefshmërinë e plotë juridike. Në rastin e Kisha Ortodokse Serbe, kjo arrihet, pra formalizimi i statusit të saj, duke mos detyruar të njëjtën që të regjistrohet në Kosovë. Kjo domethënë se Kisha Ortodokse Serbe, ruan regjistrimin që ka dhe Republika e Kosovës nuk njihet nga Kisha Ortdokse Serbe, siç është rasti me Marrëveshjen Abazoviq ose me marrëveshjet ndërkombëtare që kanë bërë me KOS në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci”.

Çka duhet të dimë – shkurt?

Në Marrëveshjen Bazë të Brukselit, dakorduar ndërmjet kryeministrtit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, në shkurt të vitit 2023, është neni 7, i cili thotë:

[Neni 7 ]

Të dyja palët janë të përkushtuara në arritjen e marrëveshjeve specifike dhe garancive, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke përdorur përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe mundësinë e ofrimit të shërbimeve në disa fusha specifike, përfshirë mundësinë e ndihmës financiare nga Serbia dhe kanalet e drejtpërdrejta të komunikimit të komunitetit serb me Qeverinë e Kosovës. Palët do ta zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Ky nen, është ndër pikët më të diskutueshme në debatin publik në Kosovë, madje shumë orë ia pati ‘hëngër’ edhe një prej seancave të Kuvendit të Kosovës ku diskutohej Marrëveshja Kurti-Vuçiq.

Kurse sa i përket shpjegimit të profesor Hasanit, se nëpërmjet dispozitës në Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin për Liritë Fetare, neni 7B i këtij ligji, thotë:

Bashkësitë fetare nuk janë të detyruara të regjistrohen dhe të pranojnë statusin e personi juridik kundër vullnetit të tyre”.

Prandaj kanë futur dispozitën që nuk i detyron bashkësitë fetare të regjistrohen në Kosovë” – risjellim edhe një herë këtu sqarimin e Hasani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit