26.8 C
New York
Friday, July 11, 2025

Buy now

Hasani: Kurti përgjegjës për bllokadën, s’ka logjikë juridike dhe politike çfarë po bën

- Advertisement -

Pa logjikë politike dhe juridike e ka vlerësuar veprimtarinë e Albin Kurtit – sipas tij, bllokuese – is-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani.

Një intervistë me shkrim – siç e citoi Gazeta Express – Hasani ka vlerësuar se Albin Kurti “e sheh kompromisin si tradhti”.

“Bëhet fjalë për një sjellje që është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta përcakton qartë se partia ose koalicioni që ka marrë më së shumti vota propozon kryetarin e Kuvendit, por ai kandidat duhet të ketë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve.

Në një sistem politik pluralist, shumica në parlament, nëse nuk arrihet drejtpërdrejt në zgjedhje, sigurohet përmes kompromisit dhe koalicioneve me parti dhe akterë të tjerë politikë. Zoti Kurti, megjithatë, e sheh kompromisin si tradhti. Në realitet, kompromisi nuk është humbje, por fitore, sepse përfaqëson thelbin e jetës politike në çdo shoqëri demokratike?”

Kush mban përgjegjësi për një bllokadë të tillë dhe pse?

HASANI: Zoti Kurti, pa asnjë dyshim. Ai nuk i ka votat e mjaftueshme për të zgjedhur kandidatin e tij për kryetar të Kuvendit të Kosovës, por përpiqet që kompetencën kushtetuese – të drejtën për të propozuar kandidatin – ta shndërrojë në një të drejtë kushtetuese për ta emëruar automatikisht atë kandidat. Kjo, megjithatë, nuk është e mundur, diçka e tillë nuk ekziston as në Kushtetutën e Kosovës, dhe nuk ka asnjë logjikë juridike apo politike.

Të ngjashme

Të fundit