Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se nuk do të votojë Albin Kurtin për kryeministër në seancën e së dielës.
Hasani në RTV Dukagjini, u shpreh se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë votë për Albin Kurtin edhe sikur partia ku bënë pjesë, Partia Demokratike e Kosovës, do të ketë votë për të, njofton Dukagjini.
Unë kam deklaruar që nga fillimi se Albin Kurti votë timen si kryeministër nuk ka pas as nuk do të ketë me asnjë çmim edhe nëse Partia Demokratike do të pajtohej, vota ime do të jetë kundër sepse kur kam dalë në zgjedhje më 9 shkurt qytetarët kanë besuar në përgjegjësinë dhe fjalën time dhe unë do ta mbajë fjalën time për besimin që më kanë dhënë – nuk do të votojë qeverinë. Elektoratin e kam unë, partia më ka vendos në listë dhe pajtohemi, por 30 mijë qytetarë kanë besuar se nuk do ta votojë dhe unë i qëndrojë fjalës time”, u shpreh Hasani.






