21.9 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Hasani kritikon ashpër zëvendëskryeministrin Bislimin: Besniku aq din, aq flet

- Advertisement -

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për mosdije.

Ai ka thënë se i dyti i Qeverisë flet aq sa di.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Hasani ka thënë se Bislimi dhe kryeministri Albin Kurti duhet ta dinë se Kosovës ia kanë shtuar një barrë të madhe me pranimin e Marrëveshjes Bazike.

Besniku aq din, aq flet! Ai dhe shefi tij duhet ta dinë se Kosovës ia kanë shtuar një barrë të madhe, kanë krijuar autonomi politike dhe territoriale serbe dhe një status special për Kishën serbe dhe çdo objekt kulturor e historik serb, shkurt kanë prishur karakterin unitar të Shtetit të Kosovës dhe sovranitetin e tij territorial. Besniku duhet ta di që marrëveshjet e shefit të tij në Bruksel dhe Ohër, vitin që shkoi, janë të detyrueshme dhe Kosova nuk ka çare pa i zbatuar!”, ka thënë Hasani.

Ish-kryetari i Kushtetuese ka bërë me dije se emisari i BE-së për bisedime me Serbinë, Miroslav Lajçak ka mashtruar keq Bislimin dhe Kurti.

Nga intervista e zotit Lajçak dhe prononcimi i zotit Besnik Bislimi, qartë shihet që i pari ka mashtruar të dytin, dhe shefin e tij politik, duke ditur që këtyre u intereson vetëm pushteti. Në këtë drejtim, Lajçak ka pasur sukses kolosal, në biografinë e tij do t’i shkruhet si një tregim suksesi, pikërisht sepse ka mashtruar Besnik Bislimin me shefin e tij. Këtu, në këtë mashtrim, një rol të posaçëm kanë luajtur edhe këshilltarë ndërkombëtar që ishin në Bruksel dhe Ohër. Çdo gjë që thuhet tash rreth nënshkrimit dhe gjërave të ngjashme, janë për ruajtje të votës dhe asnjë lidhje nuk kanë me realitetin”, është shprehur Hasani.

Të ngjashme

Të fundit