-2.4 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

Hasani: Hamza do të jetë kryeministër, me asnjë çmim koalicion me VV-në

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se fitues i zgjedhjeve do të jetë ai që arrin t’i sigurojë 61 vota në Kuvend.

E këtë ai ka thënë se do ta arrijë Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga kjo parti.

“Fitues i zgjedhjeve është ai që i bënë 61 deputetë në Kuvendit e Kosovës, jo ai që del i pari në zgjedhje, sepse zgjedhjet janë matematikë. Unë besoj që Bedri Hamza do t’i arrijë 61 numra dhe do të jetë kryeministër. Fitues do të jetë ai që i bënë numrat. Si kryeministër ka me i realizuar premtimet”, ka thënë Hasani në emisionin “Mesditë” në “Tëvë1”.

Ai ka thënë se beson që do të gjejnë gjuhë të përbashkët me ish – partitë opozitare për formimin e Qeverisë, ndërsa ka thënë se personalisht është kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk jam për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje për asnjë çmim. Është e papranueshme për shkak të sjelljeve që kanë pasur në Kuvend”, ka thënë Hasani.

Të ngjashme

Të fundit