12.6 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Hasani: Edhe sikur Bedri Hamza të jetë kryeministër, vota ime nuk shkon për koalicionin PDK-VV

- Advertisement -

Gjatë së hënës kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes njëherit kryeministër në detyrë Albin Kurti, i kishte dërguar ftesë kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, për t’u konsultuar për konstituimin e kuvendit por edhe formimin e qeverisë.

Por, Abdixhiku sot e refuzoi ftesën e Kurtit.

Pas këtij refuzimi, në shprehje mund të vie krijimi i qeverisë përmes koalicionit Vetëvendosje – PDK.

E se a mund të ndodh një gjë e tillë, sonte në Edicionin Special në Klan Kosova foli deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Nait Hasani.

Ai u shpreh kategorikisht kundër një koalicioni të tillë.

Madje sipas tij, edhe nëse PDK-së i ipet edhe posti i kryeministrit.

“Unë kam deklaruar para kryetarit të partisë, para kandidatit për kryeministër, në fillimet e fushatës që edhe me të drejtën që Bedri Hamza të jetë kryeministër, vota ime nuk është për koalicioni PDK-VV”, deklaroi Hasani.

Të ngjashme

Të fundit