“Nuk duhet të pajtohemi me diçka që është në dëm tonin, ne nuk mund t’ia lajmë borxhet tona Serbisë. Ne i kemi territoret tona, nuk kemi pushtu territore të huja. Nëse nuk ka njohje është e kotë të bisedohet, e kotë është të shkosh në Bruksel dhe të kthehesh vetëm sa për fotografi, pavarësisht cila Qeveri është”, ka thënë Hasani në “ResPublika” në Tëvë 1.
Hasani ka shtuar se Këshilli i Evropës e ka refuzuar kërkesën e Kosovës për anëtarësim.
“Ajo është mbyll si proces. Ne mund ta bëjmë kërkesën rishtazi. Neve nuk na kanë leju të jemi pjesë e trashëgimisë, nuk na kanë leju të jemi pjesë e INTERPOL-it, ne ende nuk jemi pjesë e sigurimeve”, ka shtuar Hasani.
Hasani ka shtuar se me Serbinë nuk duhet të dialogohet përderisa ajo punon që Kosova të mos anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.
“E çfarë do të shkojmë më tutje. Nëse Serbia nuk na ka leju me këto, ne duhet t’i themi akoma të vazhdojmë me këto procese – stop. Edhe kur ka qenë Hashimit, i kam thënë se pa i thënë Serbisë stop nuk mund të vazhdohet”, ka shtuar Hasani.