27.2 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Hasani: Dëshmitë e Clark, Kouchner dhe Walker do të vërtetojnë se UÇK-ja s’ishte organizatë kriminale

- Advertisement -

Tetë diplomatë të lartë ndërkombëtarë, në mesin e tyre ish-komandanti i forcave të NATO-s për Evropë, Wesley Clark, ish-shefi i UNMIK-ut, Bernard Kouchner dhe ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, pritet të japin dëshminë e tyre në Dhomat e Specializuara të Hagës në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, Clark, Kouchner dhe Walker me dëshminë e tyre do të hudhin poshtë pikën 35 të aktakuzës duke treguar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë ‘”Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, porse ka qenë ushtri e organizuar për çlirimin  Kosovës nga okupimi serb.

“Gjykata Speciale e ka një aktakuzë dhe një pikë të aktakuzës ku është pika 35 thotë: Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Këta dëshmitarë politikë ushtarakë do të tregojnë që këta krerët e UÇK-së që janë në gjykatë ne kemi pasur biseda, ne jemi marrë vesh nga Rambujeja kemi marrë vendime bashkë, kemi organizuar bashkë bombardimet e NATO-s dhe ne kemi arritur qëllimin me e largu Serbinë nga këtu bashkë dhe kjo tregon që ne e kemi fituar një luftë dhe këta nuk janë ndërmarrje e përbashkët kriminale derisa ne kemi luftuar bashkë atëherë edhe NATO duhet të hyjë pjesë e kësaj ndërmarrje, këtë e dëshmon Ëesley Clark, ushtarak, këtë e dëshmon Kouchner kur ka ardhur si ambasador këtu dhe ai thotë unë kam marrë pjesë në transformimin e UÇK-së nga ajo organizatë çlirimtare në trupa mbrojtëse të Kosovës..do të thotë dëshmojnë që këtë pikë të aktakuzës ‘Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale’ me e hudh poshtë dhe me tregu se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, ka qenë ushtri e organizuar për çlirimin  Kosovës nga okupimi serb. Pra me dëshminë e këtyre do të del se nuk është organizatë e përbashkët kriminale, por është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Këta dëshmitarë janë politikë që e dëshmojnë këtë veprim. Kjo është pozitive”, është shprehur Hasani në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.

Të ngjashme

Të fundit