26.9 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Hasani: Dëshmia e Rubin nesër do t’i hedh poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë për UÇK-në

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani për RTV21 tha se me dëshminë e ish-ndihmësit të Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e cila do të bëhet nesër, ai do të tregoj vullnetin e tij për UÇK-në, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin dhe Jakup Krasniqin që ata nuk ka bërë asnjë krim.

Ai beson se dëshmia e Rubin para trupit gjykues nesër do t’i hudhë poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë, në të cilën sipas tij i kanë prezantuar disa lloj personash me pretendime të ulëta dhe të dëmshme.

“Kjo tregon vullnetin e tij që të dëshmojë për një ushtri çlirimtare të Kosovës, për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Krasniqin dhe Jakup Krasniqin që ata nuk kanë bërë asnjë krim, si luftë dhe UÇK. Ai dëshmon se kemi qenë bashkë edhe aleatë në luftë , kena qenë pjesëmarrës bashkë çdo veprim i UÇK-së është aleat i NATO-s, bashkë me NATO-n është bërë edhe liria dhe çlirimi i Kosovës. Ai me dëshminë e vet do të dëshmojë para trupës gjykues, mbrojtjen e tij që do t’i hudhë poshtë të gjithë akuzat e prokurorisë, ato që i kanë prezantu lloj lloj njeri, që ka ardh me pretendime të ulëta, të dëmshme”, tha Hasani.

Për protestën e sotme në Hagë, ai tha se është parë efekti i saj sot me flamujt e UÇK-së, flamujt kombëtarë dhe me brohoritjet e njerëzve.

Të ngjashme

Të fundit