Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka vlerësuar se Gjykata Speciale është një absurd që i ka ndodhur Republikës së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se këtë absurditet e tregoi edhe ish-komandanti i NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark në dëshminë e tij në Hagë.
Në një intervistë për emisionin “Context”, Hasani ka treguar pse dëshmia e gjeneralit amerikan ishte më e rëndësishme së të tjerat.
Sipas tij, Clark tregoi që kjo gjykatë i ishte imponuar Kosovës nga një rend tjetër ndërkombëtar.
“Ajo që e dëshmoi Claru, për dallim nga të tjerët, ai e tha se formimi i gjykatës është bërë në një kohë kur ka pasur një rend tjetër ndërkombëtar, ai rend e ka pasur garant edhe Rusinë. Tash Rusia është pjesë e problemit. Gjykata Speciale nga administrata Obama dhe Biden është formuar me e qetësu Rusinë, për mendimin tim me shpresë naive”, ka thënë ai.
Sipas tij, gjenerali Clark e tregoi absurditetin e kësaj gjykate.
Hasani ka vlerësuar së më mirë që kjo gjykatë është formuar nga institucionet e Kosovës.
“Clarku e tregoi këtë që ajo kohë ka mbaruar dhe Rusia më nuk është partner. Prandaj, në këtë kuptim, më mirë që është formuar ashtu siç është formuar, sepse po të ishte nga OKB-ja t`i e kishe pas sikur UNIKUN që nuk mundesh me e heq pa një konsesion. Prandaj, në këtë kuptim ai(Clark) e tregoi absurditetin e kësaj gjykate”, ka thënë ai.
Ai është shprehur i bindu që akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të rrezohet.
Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka asnjë provë për ta mbështetin akuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve”
“Për aq sa kanë qenë publike dëshmia e organit të akuzës, ata nuk besoj se kanë një dëshmi ose dy të vetme që e provojnë akuzën. Sepse ‘ndërmarrja përbashkët kriminale’ duhet me ekzistu në tri forma e saj pa ndërprerë”, ka thënë ai, duke shtuar se kjo do të jetë shumë e vështirë të provohet.
Hasani ka bërë me dije se pjesa e kryesore e kësaj akuza tashmë ka rënë.
Ai ka vlerësuar së dëshmitë e ish-diplomatëve amerikan dhe të gjeneralit Clark ishin të fuqishme.
“Kjo pjesa e ndërmarrjes së përbashkët kriminale ka rënë. Nuk mundem me e imagjinuar që gjykata mund t`i kaloj lehtë këto dëshmi”, ka thënë ai Hasai.
Nder të tjera, Hasani ka treguar edhe për peticionin që ai dhe një grup i madh i intelektualëve ia kanë drejtuar Kuvendit të Kosovës.
“Qëllimi ka qenë me protestu një zë qytetar prej Kosovës kundër padrejtësive që ju bëhen, kundër zvarritjes së procedurave dhe shkeljes brutale të lirëve dhe të drejtave të njeriut që janë bërë në këtë proces. Në këtë drejtim ne e kemi bërë me iu drejtu Kuvendit të Kosovës. Shikoni, Nurembergu ka zgjatu një vjet, kjo pesë vite. Këtu duhet të shkruhet një enciklopedi sikurse që është enciklopedia e Nurembergut, e Holokaustit. Pra duhet të bëhet enciklopedia e Gjykatës Speciale të ardhmen, kur të mbyllet”, ka thënë ai.
Ai ka bërë me dije se po të anëtarësohej Kosova në Këshill të Evropës një pjesë e këtyre padrejtësive do të mund të adresoheshin.
Sipas tij, mosanëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është krimi më i madh që i është bërë Kosovës nga pushteti i Albin Kurtit.
“Aty janë krjuar disa institute, disa kategori, që po të ishim ne në Këshill të Evropës, do të mund të adresoheshin. Është krimi më i madh që i është bërë Kosovës prej pushtetit të deridjeshëm. Pra, mosanteresimi. Sepse ai me automatizëm iu kish dhënë të drejt(të akuzuarve), sepse zvarritje e procedurave dhe çështje të tjera kanë mundur të sfidohet”, është shprehur Hasani.






