Ish i burgosuri politik, Nait Hasani, në rrëfimin e tij në ‘RTK Prime’ ka folur për respektin që kanë tash qytetarët për pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se respekti për UÇK-në, ka lëkundje për momentin. Por, askush nuk do të mund ta zhvlerësoj luftën për çlirimin e atdheut.
“Ne kemi bërë përpjekje të japim kontributin tonë për lirin e vendit tonë. Lufta jonë ka qenë për vendin dhe jo për individin dhe vendi jonë është i lirë. Kosova më kurrë nuk ka mundësi të pushtohet e as të jetë pjesë e Serbisë. Gjithë ajo sakrificë që është bërë për një shekull është realizuar me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me sakrificën edhe të komandantit legjendarë Adem Jashari. Respekti për UÇK-në, ka lëkundje për momentin, por është i veçant dhe i jashtëzakonshëm. Por edhe më e dhimbshme është që shokët e mi në Hagë po gjykohen akoma për vlerat dhe luftën e Ushtrisë clirimtare të Kosovës.”, theksoi Hasani i bindur se askush nuk do të mund ta zhvlerësoj luftën për çlirimin e atdheut.