10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Hasanaj: Do të ketë protesta të mëdha për çmimin e rrymës

- Advertisement -

Luan Hasanaj ka folur për fushatën “Asnjë centë më shumë”, që kundërshton propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, për rritjen e tarifave të rrymës për 15 për qind.

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Hasanaj dha detaje në lidhje me fushatën.

“Konsideroj që pavarësisht nëse je shoqëri civile, apo kushdo që je është e pamundur të mos reagosh kur ty çdo ditë e më shumë të pamundësohet një jetë normale në këtë vend”.

Ai bëri të ditur se vetëm brenda dy ditëve grupi ka pasur mbi 1 mije persona, dhe shtoi se nuk do të ndalen me kaq.

“Vitet e fundit në çdo sferë të jetës kemi dyfishim apo trefishim, kjo rritje do ta bëj edhe më të vështirë të mos themi të papërballueshme, andaj që sigurisht kemi një mbështetje të qytetarëve”.

Hasanaj ka theksuar se në rast se ZRrE nuk reflekton do të ketë një protestë shumë të madhe.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit