Universiteti i Harvardit do të ofrojë mësimin e gjuhës shqipe në gjashtë nivele, për vitin akademik 2022-2023.
Harvardi është njëri ndër universitetet më prestigjioze në botë, njofton Klankosova.tv.
Aty kanë studiuar njerëz me ndikim, duke filluar nga presidentë të ShBA-së si: John Adams, Franklin Roosevelt, John F. Kennedy, George Bush e Barack Obama, e deri te pronarët e kompanive që sollën digjitalizimin, si pronari i Microsfot Bill Gates dhe ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.
Në këtë universitet kanë studiuar edhe shkrimtarët shqiptarë Faik Konica e Fan S. Noli.