17.4 C
New York
Friday, August 22, 2025

Buy now

Harta e re elektorale e Teksas, miratohet me votat republikane, u jep avantazh në zgjedhje

- Advertisement -

Ligjvënësit e Teksasit miratuan e re elektorale të shtetit, që u jep më shumë avantazh republikanëve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm për Dhomën e Përfaqësuesve.

Pas një bllokade dyjavore, gjatë së cilës demokratët ikën nga Texas për të mos plotësuar kuorumin e nevojshëm për votim, republikanët ia dolën ta kalonin hartën me 88 vota pro dhe 52 kundër.

Ligjvënësit u kthyen këtë javë, duke thënë se kishin arritur objektivin e tyre për të tërhequr vëmendjen kombëtare ndaj çështjes.

Në një përpjekje për të siguruar që demokratët nuk do të përpiqeshin të ndalonin përsëri votimin, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Teksasit urdhëroi që dyert e ndërtesës të mbylleshin.

Harta tani do të shkojë në Senatin e shtetit, ku pritet të miratohet shpejt.

Kjo lëvizje krijon pesë vende të reja, me shumë mundësi në favor të republikanëve që do të forconin shumicën e partisë në Dhomën e Përfaqësuesve në Uashington DC. Shtetet e udhëhequra nga demokratët po bëjnë presion për të rivizatuar hartat e tyre për të kompensuar humbjet e Teksasit.

Ligjvënësit e Kalifornisë po diskutojnë aktualisht për harta të reja që do t’u jepnin avantazhe të reja Demokratëve në pesë distrikte, duke zhvlerësuar kështu ndryshimet e bëra në Teksas. Guvernatori I shtetit, Gavin Neësom, ne nje postim ne rrjetet sociale pas miratimit te hartes se Teksasit, tha se loja ka filluar. Ai ka kerkuar zgjedhje te posacme per te miratuar nje harte te re elektorale.

Presidenti Donald Trump mbështeti rivizatimin e hartave për të ruajtur shumicën republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.

Republikanët mbajnë një shumicë të vogël në dhomën e ulët të Kongresit, të cilën demokratët synojnë ta fitojnë përsëri në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2026.

Të ngjashme

Të fundit