33.4 C
New York
Wednesday, June 25, 2025

Buy now

Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë shfaqet në një panel diskutimi në Mitrovicë të Veriut, pjesëmarrës pati edhe nga Universiteti i Prishtinës

- Advertisement -

Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë shfaqet në një panel diskutimi në Mitrovicë të Veriut, pjesëmarrës pati edhe nga Universiteti i Prishtinës

Studentët e bllokadës së Fakultetit të Drejtësisë në Novi Sad, qëndruan sot në Mitrovicë të Veriut.

Në takimin që prioritar kishte një panel diskutimi për Kosovën, u shpalos një banderolë e madhe me hartën e Kosovës dhe flamurin e Serbisë në të.

Në njoftim bëhet e ditur se në diskutimin e panelit të ashtuquajtur “Kosova dhe Metohia – 25 vjet bllokadë”, pati edhe “kolegë nga Universiteti i Prishtinës”.

“Momente të tilla bashkëjetese janë vërtet të paharrueshme” thuhet në njoftim.

Ende nuk dihet nëse të pranishmit nga UP-ja ishin studentë të komunitetit serb që pranojnë ideologjinë e imponuar nga Beogradi, apo ishin studentë shqiptarë.

Të ngjashme

Të fundit