Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me të dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajcak përmes një cicërime në Twitter njoftoi se në këtë takim është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm në dialog.
“Harta e hapave të mëtejshëm në Dialog me kolegun dhe mikun tim, Escobar. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023”, shkroi Lajcak.
Mapped out next steps in the Dialogue with my 🇺🇸 colleague and friend DAS Escobar. Looking forward to continuing our very close cooperation in 2023. pic.twitter.com/20PrJzvjHg
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 10, 2023