Harry Styles ka shokuar fansat e tij me pamjen e tij të re. Këngëtari i njohur i hitit “As it Was” ka patur gjithmonë mbështetjen e publikut lidhur me përzgjedhjet që ai ka bërë sa i përket pamjes gjatë gjithë karrierës së tij.
Vitin e kaluar, Styles u tall me thashethemet, sipas të cilave aludohej se flokët që ai mbante nuk ishin të vërteta, pasi ai thjesht mbante një paruke për të mbuluar tullacllëkun e tij.
Këngëtari 29-vjeçar dhe e dashura e tij përfolur Taylor Russell, janë fotografuar ditën e mërkurë, në një koncert në Las Vegas, kur të pranishmit kanë vënë re pamjen ndryshe të artistit.
Në rrjetet sociale, fansat e aktorit kanë komentuar përzgjedhjen e këngëtarit për të rruajtur kokën e tij.
Një përdorues i rrjetit social, Twitter, ka shkruar: “Ai është Harry Styles por që nuk ka flokë që t’i stilojë”. Ndërkohë një tjetër me shaka ka shkruar se pamja e tij e re ngjason me Millie Bobby Brown, e cila ka rruajtur kokën e saj për filmin “Stranger Things”.
Ndërsa një pjesë e mirë e fansave kanë shprehur trishtimin e tyre në lidhje me flokët e këngëtarit, të cilët mendojnë se ai ishte një nga detajet që e bënte tepër të vecantë artistin.
Kjo nuk është hera e parë për këtë vit që fansat e yllit të One Direction janë surprizuar nga zgjedhjet e tij. Në muajin korrik, paparacët publikuan disa fotografi ku Harry shihej të kishte bërë tatuazh emrin Olivia, e cila ka qenë e dashura e tij. Gjithashtu fjala “colazione”, e cila nga italishtja do të thotë “vakti i mëngjesit”, ishte bërë tatuazh në kofshën e këngëtarit.