Bayern Munich ka vendosur të mbyllë çdo dilemë për të ardhmen e Harry Kane, duke avancuar drejt rinovimit të kontratës së sulmuesit anglez deri në vitin 2029.
Klubi bavarez e konsideron Kane gur themeli të projektit dhe lider absolut në fushë.
Pas paraqitjeve mbresëlënëse dhe rolit vendimtar në repartin ofensiv, drejtuesit e Bayernit kanë nisur hapat konkretë për ta “blinduar” yllin anglez, duke shmangur interesimin e klubeve të tjera të mëdha evropiane.
Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti.






