Sulmuesi i Bayern Munchenit, Harry Kane, e ka adresuar edhe një herë të ardhmen e tij.
“Jam te Bayerni për disa vite, nuk kam ardhur vetëm një vit”, ka thënë Kane për TNT Sports.
“Kam ardhur këtu që të luaj në ndeshje të mëdha, dhe nuk ka si këto momente të mëdha – s’ka më të mëdha se sa ai i javës së ardhshme që e luajmë si mysafirë”.
Anglezi u transferua te bavarezët gjatë verës për 100 milionë euro.