-10.6 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Harry Bajraktari: Në Bordin e Paqes, Kosovës i erdhën nëntë njohje de facto, Trumpi të ndërmjetësojë për t’i zyrtarizuar

- Advertisement -

Veprimtari dhe biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka shkruar për “nëntë njohje de facto për Kosovën”, duke theksuar pjesëmarrjen e Kosovës me shtetet e tjera mosnjohëse në Bordin e Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Nëntë njohje de facto për Kosovën. Shtetet që ende nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës — Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Indonezia, Kazakistani, Paraguai, Uzbekistani, Mongolia dhe Maroku — tani ulen si të BARABARTË me Republikën e Kosovës në prestigjiozin Bord të Paqes të Presidentit Trump”, shkroi ai në X.

Bajraktari thotë se “duke iu bashkuar këtij forumi elitar të kryesuar nga presidenti amerikan Donald Trump, ata e kanë pranuar de facto shtetësinë e Kosovës”.

“Tani është koha që kjo të bëhet zyrtare – u bëj thirrje udhëheqësve të tyre ta njohin Kosovën MENJËHERË. I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani që të kontaktojë drejtpërdrejt secilin prej këtyre krerëve të shteteve për të siguruar njohje të plotë diplomatike”.

Bajraktari i bëri thirrje edhe presidentit Trump që “të ndërmjetësojë këto njohje jetike, duke forcuar misionin e tij global për paqe dhe duke thelluar bashkëpunimin brenda Bordit të Paqes”.

Të ngjashme

Të fundit