1.5 C
New York
Saturday, February 14, 2026

Buy now

Harry Bajraktari i shkruan Presidentit Donald J. Trump, i shpreh shqetësimin për zhvillimet në Gjykatën Speciale

- Advertisement -

Biznesmeni dhe veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka njoftuar se i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, përmes së cilës ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me proceset që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës, shkruan Scanner.

Në letrën e tij, Bajraktari ka theksuar domosdoshmërinë që SHBA-të të angazhohen për të siguruar një proces të drejtë gjyqësor për ish-udhëheqësit e Kosovës që po mbahen në Hagë, përfshirë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe të tjerët që po përballen me akuza.

Ai ka theksuar se si qytetar amerikan dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, e konsideron të rëndësishme që drejtësia të jetë e paanshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare.
#HarryBajraktari #UÇK #GjykataSpeciale

Postimi i plotë:

🇺🇸 Si qytetar amerikan dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, sot i kam dërguar një letër zyrtare Presidentit Donald J. Trump, ku kam shprehur shqetësimin tim lidhur me 🇽🇰 Gjykatën Speciale dhe domosdoshmërinë që Shtetet e Bashkuara të angazhohen për t’u siguruar që ky mekanizëm të garantojë një gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e Kosovës — Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin — dhe për të tjerët që po mbahen në Hagë.

#HarryBajraktari #UÇK #GjykataSpeciale

@followers

Të ngjashme

Të fundit